Македонски

1. Dispozitat e përgjithshme

Rekomandimet kanë të bëjnë me të gjitha shkollat publike fillore dhe të mesme dhe janë në drejtim për të mbështetur realizimin e mësimit efektiv dhe efikas online, të sigurohet sjellje morale të mësimdhënësve dhe nxënësve gjatë realizimit të mësimit në distancë.

2. Realizimi i mësimit në distancë

  • Të gjithë orët mësimore, sipas rregullit realizohen, me Ms Tims si mjet për mbajtjen e mësimit online nëpërmjetë komunikimit sinkron në kuadër të Platformës Nacionale për mësim në distancë.
  • Nxënësit të cilët nuk kanë qasje në internet mësimi në distancë përveç me kompjuter dhe laptop  mund të ndjeket  edhe me pajisje të mençura dhe me telefon celular.
  • Për nxënësit të cilët nuk kanë pajisje kompjuterike, nuk kanë qasje në internet ose për nxënësit e kategorive të rënda sociale shkolla duhet të sigurojë qasje nl një formë tjetër deri te përmbajtjet mësimore, forma e cila i përgjigjet mundësive të nxënësve ( material e shtypura  CD etj)
  • Prindërit/kujdestarët janë të obliguar të njoftojnë kujdestarin e klasës për të gjitha problemet  teknike me qasjen  deri te mësimi në distancë.
  • Rregullat e sjelljes gjatë mësimit online

3.1. Rregullat e përgjithshme për mësim online

  • Rekomendohet që të gjitha kamerat të jenë të kyçura gjatë orës online, përveç kur për shkaqe teknike ( lidhja e dobët ose problem  të shpeshta të të njejtës) ku mësimdhënësi nuk urdhëron më ndryshe;
  • Mikrofoni i nxënësve duhet të jetë i çkyçur gjatë mbajtjes së orës mësimore online (opsioni“mute”), përveç kur nxënësi përgjigjet në pyetjen e parashtruar nga mësimdhënësi. parashtron pyetje për shkak të paqartësive të lidhura me materjen mësimore gjatë orës, të cilën e përcakton  mësimdhënësi.
  • Rekomandohet mbajtja/ ndjekja e orëve online në  shtëpi në vend të qetë, për arsye se të gjithë nxënësit në orë mund t′i dëgjojnë tonet anësore, tek ai i cili flet (pëshpëritjet dhe bisedat , tonet dhe TV -ja e kyçur, lehja e kafshëve shtëpiake si  dhe të gjitha tonet tjera).
  • Nuk është e lejuar incizimi në orët online nga ana e mësimdhënësve dhe nxënësve.
  • Gjatë realizimit të orëve online aplikohen rregullat e njejta të sjelljes, sikurse  gjatë orëve të rregullta me prani fizike në shkollë dhe nuk  janë të lejuara bisedat e ndërsjellta gjatë mbajtjes së orës ndërmjetë nxënësve nëpërmjet komunikimit verbal ose elektronik.
  •  3.2. Prania në orët online
  • Mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të kyçen me kohë në orën mësimore në pajtueshmëri me orarin e orëve mësimore.
  • Prania në orët online është e detyrueshme, identik sikurse gjatë realizimit të mësimit me prani fizike në shkollë.
  • Mësimdhënësit janë të obliguar të mbajnë evidencë të detajuar për praninë e nxënësve në secilën orë  online.
  • Sipas rregullës, nxënësit pjesëmarrësit në orën online janë mësimdhënësi dhe nxënësi nga paralelja për të cilën është e dedikuar ora.
  • Nxënësit nuk kanë të drejtë të kyçen në orën online nxënës tjerë të shkollës, përkatësisht nxënës të shkollave tjera nëpërmjet shpërndarjes së linkut të orës.

 Secili veprim që është në kundërshtim me pikën 3.2 alinea 1,2,3,4 dhe 5 mund të rezultoj ngritjen dhe shqiptimin e masave pedagogjike sipas procedurës së përcaktuar me rregullore për masa pedagogjike kundër nxënësit, si dhe veprimet tjera para organeve përkatëse . 

  • Mësimdhënësi  mund të përjashtojë nga ora online nëse nxënësi:
    • në çdo mënyrë e pengon mbajtjen e orës mësimore;
    • Sjellet në mënyrë të pa dëshirueshme, vullgare ose disktriminuese,
    • përdorë fjalë jo  të këndshme ose në mënyrë verbale i ofendon nxënësit e tjerë në orë;

                        – Kryen ose inkurajon dhunë elektronike, poston komente të cilat mund të interpretohen si ofenduese diskriminuese ose shqetësuese, ose dërgon materiale elektronike me përmbajtje ofenduese tek nxënësit  tjerë ose mësimdhënësit.

  • Në rast se nxënësi përjashtohet nga ora online për shkak të shkaqeve të shënuara më lartë i njejti evidentohet  se mungon pa arsye nga ajo orë , dhe kundër të njejti mund të ngritet procedurë  disciplinore  dhe shqiptohet  masë pedagogjike.  

4. Përgjegjësia e mësimdhënësve dhe nxënësve gjatë realizimit të mësimit online

  • Mësimdhënësit dhe nxënësit në kuadër të secilës orë online duhet të krijojnë atmosferë për realizimin e sukseshëm të mësimit dhe procesit të të mësuarit , si dhe inkurajimin për bashkëpunim dhe respektimin e  të tjerëve.
  • Gjatë orëve online mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të promovojnë komunikim efektiv dhe këshillues për të gjithë . Nxënësit duhet të motivohen dhe të marrin pjesë në mënyrë aktive në klasën virtuale.
  • Gjatë realizimit të mësimit në distancë respektohen  udhëzimet të dhëna në planin për mbajtjen e mësimit në shkollat fillore dhe të mesme për vitin shkollor të përcaktuar. Udhëzimi për realizimin e mësimit në vitin shkollor dhe udhëzimet tjera të dhëna nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe Qendra për Trajnim dhe  Arsim Profesional.
  • Mësimdhënësit gjatë realizimit të mësimit në distancë duhet të shfrytëzojnë strategji bashkëkohore didaktike , metoda dhe teknika.
  • Gjatë mësimit të kombinuar ( mësim në distancë dhe mësim me prani fizik)  mësimdhënësit  duhet ta planifikojnë orën mësimore me aktivitete për pjesëmarrje të barabartë të të gjithë nxënësve. 
  • Gjatë oërs  online çdo nxënës duhet të jetë i  kyçur në mënyrë aktive.
  • Mësimdhënësit duhet të mbajnë llogari për nevojat e nxënësve me pengesa në mësim të cilët gjatë kohës së mësimit në distance punojnë sipas programit individual arsimor.
  • Nuk lejohet opstrukcion i qëllimshëm i  orëve mësimore .
  • Rekomandohet mësimdhënësi të udhëheqë disktudimin, duke ju  mundësuar nxënësve që të komentojnë dhe të parashtrojnë pyetje. 
  • Diskutimet e orëve online duhet të jenë në drejtim të procesit të të mësuarit, të jenë konstruktiv dhe  të artikuluara  mirë. Komunikimi duhet të udhëhiqet me respekt dhe të shfrytëzohet shprehjet e kulturuara.
  • Gjatë orëve online nxënësit duhet të ju shmangen temave dhe diskutimeve të cilët e pengojnë procesin e mësimit  te  nxënësit tjerë. 
  • Fjalët, bisedat dhe diskutimet jopërkatëse nuk janë të lejuara gjatë orës mësimore.
  • Gjatë komunkimit të formave formale nxënësit dhe mësimdhënësit janë të detyruar të mbajnë llogari edhe për format jo formale të komunikimit përkatësisht shfrytëzimit të rregullave drejtëshkrimore edhe gjatë komunikimit elektronik (p.sh. shkruarja e porosive dhe teksteve vetëm se me shkronja të mëdha llogaritet  si e bërtitur, sepse ato përdoren në raste të  paralajmërimit ose njoftimit). 
  • Pa marrë parasysh mënyrën e realizimit të mësimit ( mësim online ose prani fizike) gjithnjë duhet të rrespektohet mendimi i të tjerëve.
  • Mësimdhënësit duhet t′i inkurajojë nxënësit në komunikim kritik dhe të argumentuar .
  • Nuk është e lejuar dërgimi i  porosive elektronike dhe përbajtjeve tjera përkatësisht ngarkim i  komunikimit me mësimdhënësit me përmbajtje jorelevante ose tema të cilat nuk kanë të bëjnë me mësimin .
  • Nxënësve nuk u lejohet t′i zbulojnë fjalëkalimet për kyçje në aplikacionet dhe Platformat e nxënësve të tjerë.
  • Edhe mësimdhënësit edhe nxënësit duhet ta rrepektojnë besueshmërinë, përkatësisht të mos publikojnë, postojnë ose shpërndajnë informacione personale, fotografi, video dhe audio material për veten dhe për të tjerët. 
  • Në platformën / MC Tims nuk është e lejuar vendosja dhe shpërndarja e përmbajtjeve jo formale të karakterit argëtues ose përmbajtje të cilat nuk janë të dedikuara për edukim , si dhe lidhje të internetit  të cilat nuk kanë të bëjnë me mësimin ose çojnë në përmbajtje me qëllim të keq.  
  • Gjatë mësimit në distancë pritet që nxënësit të jenë të pavarur, motivuar, përkushtuar dhe të disciplinuar  .
  • Nxënësit  nuk guxojnë të praktikojnë kopjimin, përshkrimin dhe prezentimin  e rrejshëm gjatë mësimit në distancë me qëllim të përfitimit të përparësisë ndaj të tjerëve në aspekt të vlerësimit dhe arrtijeve të nxënësit.  
  • Çdo shkelje e të drejtave të autorit konsiderohet për përgjegjësi personale të shfrytëzuesit të Platformës/ mësimit në distancë.
  • Nxënësit inkurajohen të përparojnë, të kujdesen për veten dhe për të tjerët.
  • Mësimdhënësit janë të obliguar të kujdesen për shëndetin e nxënësve ( lodhjen e syve dhe boshtin kurrizor të nxënësve) gjatë punës me pajisjet TIK  dhe gjatë mësimit duhet të sigurojnë pushim për çlodhje, relaksim të syve dhe përmirësim të  qarkullimit   .

5. Dispozitat përfundimtare

Drejtorët e shkollave kujdesen për respektimin e rekomandimeve

Rekomandimet shpallen në ueb – faqen e shkollës dhe në portalin public  të Platformës Nacionale për mësim në distancë.

24 nëntor 2020                                                                                 Ministria e Arsimit dhe Shkencës