AFATET E REGJISTRIMIT

Regjistrimet për vitin shkollor 2020/2021 në SHMNGJQSH,,Zdravko Cvetkovski” do të realizohennë afatet në vijim:

Afati i parë i regjistrimit:

Rang lista e kandidatëve me mësim në gjuhën shqipe të paraqitur në afatin e parë të qershorit në vitin shkollor 2020/2021

Afati i dytë i regjistrimit:

Rang lista e kandidatëve me mësim në gjuhën shqipe të paraqitur në afatin e dytë të qershorit në vitin shkollor 2020/2021

Afati i tretë i regjistrimit:

Rang lista e kandidatëve me mësim në gjuhën shqipe të paraqitur në afatin e tretë të qershorit në vitin shkollor 2020/2021


DOKUMENTET E NEVOJSHME

Për të zvogëluar nevojën për kontakt fizik dhe për të mos u ndal një kohë më të gjatë në ambientet e shkollës, për regjistrimi në SHMNGJQSH “Zdravko Cvetkovski” duhet të printoni dhe plotësoni Aplikimin për regjistrim në vitin shkollor 2020/2021 para se të vini në shkollë.

Fletëparaqitjen  mund ta gjeni në linkun  e mëposhtëm:

Fletëparaqitje (Gjuhë Shqipe)

Dokumente të tjera (që duhet të sjellen në shkollë pas regjistrimit)

  • Fletëparaqitja për regjistrim (kërkesa për regjistrim printohet dhe plotësohet nga nxënësi-prindi në shtëpi);
  • Dëftesat origjinale nga klasa VI deri në IX;
  • Certifikatën e lindjes (pavarësisht nga data e lëshimit).
  • Diploma, (nëse ka) nga vendet e fituara (I, II dhe III)  nga garat ndërkombëtare dhe shtetërore në gjuhën amtare, gjuhë të huaj, shkencat natyrore, matematikë, kimi, fizikë, biologji , gjeografi dhe lëndë që janë të rëndësishme për profesionin.

Rregullorja e sjelljes gjatë regjistrimit

Nisur nga situata me KOVID-19, SHMNGJQSH “Zdravko Cvetkovski” do të zbatojë një regjim të veçantë të lëvizjes dhe sjelljes brenda oborrit të shkollës dhe hapësirave të brendshme. Këto masa përfshijnë:

  • Nxënësi duhet të vijë me fletëparaqitje paraprakisht të plotsuar dhe dokumentacion e tjera, sipas pikës së mëparshme (Dokumentet e nevojshme);
  • Pranimi në shkollë është i kufizuar në regjistrimin e nxënësve;
  • Për një student që parandalohet për arsye të justifikuar, lejohet hyrja e një prindi / kujdestari;
  • Veshja e pajisjeve mbrojtëse, maska dhe doreza është e detyrueshme;
  • Ruani vazhdimisht një distancë fizike të paktën 2 metra nga njerëzit përreth jush;
  • Merrni stilograf me vete;
  • Ndiqni udhëzimet për lëvizje, ndiqni rekomandimet e profesoreve dhe hyrja në shkollë bëhet një nga një (d.m.th. pasi profesorët ju lejojn);
  • Mos qëndroni në shkollë për më shumë se 5 minuta;
  • Hyrja e nxënësve në shkollë do të jetë e kufizuar – ju lutemi të jeni të durueshëm dhe të përgjegjshëm jashtë shkollës.

Faleminderit!